Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 17.10.2018 10:43

​Kompania kufizon shitjet e qumështit për shkak të kërkesës së madhe

| 16/05/2018 17:50

Disa supermarkete australiane vendosën të kufizojnë shitjet e qumështit pluhur për foshnje për shkak të mbikërkesës për disa produkte të veçanta, të cilat u rishiteshin më pas, online, dy apo tre herë më shtrenjtë klientëve kinezë.


‘’Coles’’, një prej rrjeteve më të mëdha australiane të supermarketeve, njoftoi sot se disa dyqane vendosën të kufizonin shitjen e qumështit pluhur pas ankesave të nënave, të cilat i druhen mungesave në treg.

Këto shqetësime lindën nga një artikull i ‘’Daily Telegraph’’ i Sidnejit që konfirmoi se kutitë një kilogramëshe të qumështit pluhur për foshnje me një çmim shitje prej 35 dollarësh australinë (22 euro) u rishiteshin për 100 dollarë australianë prindërve kinezë.

‘’Coles’ është i vendosur për të mbështetur klientët e tij që kanë vërtetë nevojë për qumësht formule, duke iu ofruar mundësinë për blerjen e këtij produkti’’, njoftoi grupi në një deklaratë.

‘’Për t’u siguruar që qumështi pluhur për foshnje të jetë në dispozicion të konsumatorëve, ne e ruajmë në disa dyqane këtë produkt pas banakut’’, shtoi ai.

Grupi vendosi të kufizojë shitjet në dy kuti për konsumator dhe do të bashkëpunojë me furnitorët për të përmirësuar sasinë në dispozicion.

Konkurrenti i tij ‘’Woolworths’’ njoftoi se nuk do të tërhiqte qumështin pluhur për foshnje nga raftet, por do të kufizonte shitjet në dy kuti për konsumator.



Temat:

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress