Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 21.11.2019 12:21

​Kompania britanike për porosi ushqimore tërhiqet nga Gjermania

Londër | 12/08/2019 17:03

Deliveroo, kompania britanike për porositjen e ushqimit në internet, njoftoi sot se do të tërhiqet nga Gjermania për t'u përqendruar në tregjet e tjera.

Në të njëjtën kohë, ajo theksoi se ruan mundësinë e rikthimit në tregun gjerman më vonë.

Kompania me seli në Londër njoftoi se do të mbyllë shërbimet e saj në ekonominë më të madhe të Evropës të premten, më 16 gusht, transmeton KosovaPress.

Në një email për klientët, kompania deklaroi se qëllimi i saj ishte "krijimi i shërbimit më të mirë të shpërndarjes së ushqimit në botë" dhe "t'u ofrojë klientëve, shoferëve dhe restoranteve një shërbim të jashtëzakonshëm", për shkak të të cilës “atje ku nuk mund të përballojë veten", nuk do të bëjë as biznes.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress