Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 26.04.2018 11:22

​Klubi i Prodhuesve përkrah vendimin e MTI-së për masat mbrojtëse për prodhimet e qumështit

Prishtinë | 16/04/2018 13:32

Klubi i Prodhuesve përkrah vendimin e MTI-së për masat mbrojtëse për prodhimet e qumështit

Klubi i Prodhuesve të Kosovës e përkrah vendimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për vendosjen e masave mbrojtëse për importin e qumështit me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina.

“Ky vendim ka qenë i nevojshëm kur kemi parasysh faktin që importi i qumështit nga Bosnja dhe Hercegovina ka ardhur me çmim më të ulët se kostoja e prodhimeve vendore të qumështit, po ashtu duke marrë parasysh edhe rritjen e këtij importi në tregun vendor, ku si pasojë ka dëmtuar thellësisht pozitën e prodhimeve vendore të qumështit”, thuhet në njoftimin e Klubit të Prodhuesve të Kosovës.

Sektori i qumështit në Kosovë vlerësohet si një ndër sektorët me më së shumti të punësuar dhe si një ndër sektorët më me perspektivë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe Klubi i Prodhuesve të Kosovës mbështet çdo vendim ku mbrohen drejtpërdrejtë interesat e prodhuesve vendor.

“Duhet të kihet parasysh që ky vendim për masat mbrojtëse ndaj importit ndikon direkt tek prodhimi i bujqve, fermerëve dhe tek përpunuesit e qumështit”, thuhet në komunikatë.

Masa të këtilla mbrojtëse mirëpriten nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës sepse përbëjnë një lehtësim të madh për prodhuesit vendor, po ashtu  Klubi edhe në të ardhmen do të vazhdojë të përkrah MTI-në për çdo vendim që mbështet prodhuesit vendor dhe në të njëjtën kohë e inkurajon atë që të vazhdojë me politika të cilat e fuqizojnë prodhimin e vendit./KosovaPress/


 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress