Sipas Klubit të Prodhuesve kompania sllovene ka keqpërdorur ambalazhin e produktit Jaffa Champion të kompanisë Fluidi duke e dëmtuar reputacionin dhe duke e lidhur me veprime që nuk kanë të bëjnë aspak me kompaninë Fluidi.
“Kompania sllovene ka blerë produktet e Jaffa Champion në Maqedoni, paketimet të cilat më pas i ka zbrazur duke i mbushur me duhan dhe rërë dhe më pas ka bërë kontrabandimin e tyre drejt shteteve të Evropës”, thuhet në reagim.
Klubi i Prodhuesve shpreh shqetësimin dhe kërkon nga autoritetet e Kosovës që të reagojnë dhe kërkojnë zbardhje të rastit, e gjithashtu edhe të mbrojnë produktet e vendit të cilat kanë arritur me shumë mund dhe sakrificë të dëshmojnë për kualitetin e tyre si në tregun e vendit po ashtu edhe në tregjet ndërkombëtare. /KosovaPress/
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019