Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 03:53

​KEDS: Nga zjarri i qëllimshëm mijëra konsumatorë mbesin pa energji elektrike

Prishtinë | 17/06/2019 10:25

Natën ndërmjet të dielës dhe të hënës, përkatësisht rreth orës 1 pas mesnate ka ndodhur një akt i shëmtuar në Lagjen 28 të Fushë Kosovës.

Sipas KEDS nga djegia e  bërllokut janë djegur edhe kabllot e tensionit të ulët dhe atij të mesëm. Si rrjedhojë kanë mbetur pa energji elektrike për afro një orë mijëra qytetarë.

“Përkundër kohës pas mesnate, ekipet e KEDS-it kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta sanojnë dëmin dhe konsumatorëve t’ua kthejnë energjinë elektrike rreth orës 1 e 50. Por, flakët kanë rrezikuar edhe nënstacionin E nga djegia eventuale e nënstacionit do të rrezikoheshin të mbetnin pa energji elektrike për kohë të gjatë komplet lagjja”, thuhet në njoftimin e KEDS.

Kjo situatë është e papranueshme. Andaj  KEDS apelon tek qytetarët që të mos ndezin zjarre në asnjë rrethanë, pasi pasojat në asetet energjetike, sidomos kur afektohen ato të tensionit të mesëm, mund të jenë katastrofike, godasin furnizimin njëherësh të mijëra qytetarëve dhe riparimi i tyre kërkon kohë të gjatë.

“Në rast se i shihni zjarret afër aseteve energjetike KEDS apelon të keni kujdes dhe të lajmëroni menjëherë kompaninë dhe zjarrfikësit”.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress