Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 15.11.2019 07:28

​KEDS Academy VII hap dyert për studentë dhe nxënës

Prishtinë | 05/11/2019 14:48

KEDS Academy ka hapur dyert për gjeneratën e shtatë. Nga sot, e deri me 15 nëntor, studentët e vitit të fundit të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike, atij të Ndërtimtarisë, si dhe nxënësit e shkollave të mesme teknike të klasave të 12-ta mund të aplikojnë për t’u bërë pjesë e programit 1-vjecar të KEDS Akademisë.

Gjithsej do të pranohen 65 aplikantë, prej të cilëve 30 studentë dhe 35 nxënës. Kriter për student është nota mesatare, njohja e gjuhës angleze dhe shkathtësitë komunikuese dhe ato të njohjes së teknologjisë informative. 

Për nxënës është suksesi në mësime, shkathtësitë komunikuese dhe ato të teknologjisë informative, përderisa njohja e gjuhës angleze është përparësi. 

Pjesëtarët e Akademisë aftësohen profesionalisht, si në aspektin teorik, ashtu edhe në atë praktik për tregun e punës. Ata që e kalojnë me sukses programin 1-vjeçar në fund pajisen me certifikata të njohura ndërkombëtarisht. 

KEDS Akademia ofron një program që është komplet i financuar nga kompania, sjell për të ligjëruar profesorë eminentë nga Universiteti Bogazici i Stambollit, që rangohet ndër universitetet më prestigjioze të Botës. Ligjërues janë edhe menaxhmenti i KEDS-it, përderisa pjesa praktike bëhet në departamente të ndryshme të kompanisë. 

Deri tash, në gjashtë gjeneratat e para të KEDS Akademisë janë aftësuar dhe certifikuar 300 studentë dhe nxënës. Një pjesë e madhe e tyre janë punësuar në KEDS apo në kompanitë tjera energjetike. 

Synim i KEDS Akademisë është të përgatisë liderët e së nesërmes. Këtë e ka bërë deri tash, pasi shumë ish-studentë të akademisë tashmë janë menaxherë apo kanë pozita të rëndësishme si në KEDS ashtu edhe në kompani tjera.

Ata vlerësohen edhe nga organizata prestigjioze, si Korporata Sfidat e Mileniumit që sivjet përzgjodhi katër ish-studente të akademisë për të vazhduar specializimin dyvjeçar në universitete prestigjioze amerikane, të financuara komplet nga fondet e qeverisë amerikane. 

KEDS Akademia është vlerësuar edhe nga organizatat botërore duke fituar deri tash shumë çmime në sektorin e Përgjegjësisë Shoqërore të Korporatës në qendra të rëndësishme globale, si në Paris, Londër, Uashington e shumë të tjera.  

Detajet shtesë mund t’i gjeni në sajtin zyrtar të KEDS-it, përderisa më poshtë është linku ku e gjeni formularin për aplikim. 

https://www.keds-energy.com/cms/uploads/lajme/APP_FORM%20KEDS%20ACADEMY_Alb.pdf

 

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress