Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 18.11.2019 05:56

​Jupa: Standardizimi gjeneron rritje ekonomike dhe ofron mbrojtje të konsumatorit

Prishtinë | 16/10/2019 13:14

Kërkesat për standarde për çdo vit janë në rritje dhe standardizimi kosovar është në rrugë të mbarë për të arritur nivelin evropian.

Kështu tha sot në kuadër të Ditës Botërore të Standardeve, Bekim Jupa, zëvendësministër në detyrë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, sipas të cilit pavarësisht nga ndryshimet qeverisëse, standardizimi duhet të mbështetet pasi ato e bëjnë jetën më të sigurt dhe më cilësore.

Ai tha se është analizuar efekti i standardeve në ekonominë për ngritje të cilësisë së produkteve vendore në rritje ekonomike, dhe se për këtë MTI vazhdimisht po zbulon risi në këtë fushë, ashtu sikur vendet ku standardet janë fjala e fundit e teknologjisë dhe risive shkencore.

Ai mes tjerash tha se një çështje preokupuese mbetet mos përfshirja e certifikimit në Agjencinë Kosovare për standarde në AKS, ngase standardizimi kosovar do të bëhej më i fuqishëm.

George Papagiannis, udhëheqës i Ekipit për Seksionin e zhvillimit ekonomik dhe bashkëpunimit nga Zyra e BE-së në Kosovë, tha se Komisioni Evropian mbështet zbatimin vullnetar të standardeve, i cili synon rregullimin e tregut, krijimin e vendeve të reja të punës dhe inovacionit.

Ndërsa, Hafiz Gara, drejtor i përgjithshëm në Agjencinë Kosovare për Standardizim (AKS) ka prezantuar strategjinë e kësaj agjencie për një vizion të ri në standardizim.

Dita Botërore e Standardeve vlerëson përpjekjet e mijëra ekspertëve që bëjnë standarde vullnetare brenda organizmave te tilla si Organizata Ndërkombëtare e Standartizimit (ISO), Komiteti Ndërkombëtar i Elektroteknikes etj.

Synimi i Ditës Botërore të Standardeve është informimi i institucioneve, industrisë dhe konsumatorëve për rëndësinë e standardeve në ekonominë globale. Dita e parë Botërore e Standardeve u festua në tetor të vitit 1970. /KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress