Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 26.05.2019 02:13

​Instituti GAP kërkon rinegocimin e CEFTA-s

Prishtinë | 12/05/2019 12:20

Instituti GAP në një konferencë për media ka prezantuar analizën “Taksa 100%: a po e ndihmon apo dëmton ekonominë e Kosovës?”, ku janë vlerësuar efektet e taksës në prodhimet vendore, çmimet e ushqimit dhe tregtinë me vendet e tjera.

Nga këtu u tha se gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur rritje të përshpejtuar të industrisë përpunuese në Kosovë, por që rritje të tillë ka pasur në çmimet e konsumit.

Berat Thaqi nga instituti GAP, tha se në dy muajt e fundit kanë analizuar efektet ekonomike nga taksa, ku nuk kanë vërejtur rritje të ekonomisë së vendit. Madje sipas tij, vendosja e taksës nuk ka qenë e hartuar dhe menduar mirë nga Qeveria e Kosovës.

Në këtë raport, Thaqi tha se kanë analizuar atë se sa janë gjasat që Serbia ta padis Kosovën si shkak i shkelës së marrëveshjes së CEFTAS, por që në fakt, Thaqi tha se kanë vërejtur që Kosova nuk ka bërë një shkelje të tillë.

Thaqi tha se Instituti GAP rekomandon si mundësi më të mirë për Kosovën rinegocimin e CEFTA-s së bashku me vendet tjera anëtare.

Pas vendosjes së taksës, Blend Hyseni nga Instituti GAP tha se importet nga Serbia shënuan rënie prej 160 milionë eurove ose prej 88 përqind dhe rreth 24 milionë euro nga Bosnja e Hercegovina.

Sipas tij, produktet nga Serbia po vazhdojnë të hyjnë në mënyrë ilegale në Kosovë.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës në nëntor të vitit të kaluar kishte marrë vendim që të rrisë në 100 përqind taksën doganore për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress