Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 18.01.2019 01:34

​Inflacioni në Kosovë në vitin 2018 ishte 1.1%

Prishtinë | 11/01/2019 18:15

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin dhjetor të vitit 2018, viti bazë 2015=100.

Shkalla mesatare vjetore e inflacionit në vitin 2018 ishte 1.1%, kurse shkalla e inflacionit e matur në muajin dhjetor 2018 me muajin dhjetor 2017 ishte 2.9%.

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.8% në dhjetor 2018, krahasuar me muajin nëntor 2018. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (2.6%); qumësht, djath dhe vezë (2.9%); perime (10.8%); dru zjarri për ngrohje (4.7%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.9 për qind në IHÇK.

Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: përdorim i pajisjeve për transportin personal (-0.9%) dhe rënie e çmimit të naftës dhe benzinës me një ndikim të këtij nëngrupi prej (-0.1%) në IHÇK.

Shkalla e inflacionit e matur në muajin dhjetor 2018 me muajin dhjetor 2017 ishte 2.9%.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 2.9% në muajin dhjetor 2018, krahasuar me muajin dhjetor 2017. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (7.8%); mish (4.3%); qumësht, djath dhe vezë (4.3%); perime (21.1%); pije alkoolike (2.9%); duhan (2.9%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (10.5%); çmimet e naftës dhe benzinës, shërbimet për transport (3.5%); çmimet e biletave të transportit ajror, shërbimet hoteliere (2.3%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 3.4 për qind në IHÇK.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-12.1%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (-3.2%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (-0.7%); energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse(-1.9%), orenditë dhe aparaturat, qilima dhe shtroja të tjera për dysheme (-2.0%); pajisje telefonike dhe të telefaksit (-4.7%); pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informative (-2.5%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.5) për qind në IHÇK./KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress