Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Diel, 08.12.2019 03:30

​​Industria gjermane shënon rritje pas luhatjeve të muajve të fundit

Prishtinë | 08/10/2019 17:53

Sektori industrial në Gjermani shënoi një rritje me 0,3% nga muaji i kaluar, deklaroi Zyra Federale e Statistikave.

Prodhimi industrial pësoi rënie në muajt qershor dhe korrik. Të dhënat e muajit gusht befasuan analistët, të cilët parashikuan së prodhimi do të qëndronte i njëjtë. Rënia e prodhimit në muajin korrik ishte më pak sesa pritej, nga 0,6 në 0,4%. Ekonomia e dobët globale dhe konfliktet e tregtisë ndërkombëtare konsiderohen arsyet kryesore të rënies së prodhimit në sektorin industrial, i cili mbështet shumë në eksporte./ATSH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress