Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 20.11.2019 01:18

​India refuzon përfshirjen në traktatin e tregtisë Azi-Paqësor

Prishtinë | 04/11/2019 18:36

India është e shqetësuar për mbërritjen masive në tokën e saj të produkteve kineze dhe për këtë nuk do t’i bashkohet traktatit të tregtisë së lirë Azi-Paqësor, të premtuar nga Pekini, theksoi sot një diplomat i lartë indian.

“India nuk do t’i bashkohet Partneritetit Ekonomik Integral rajonal në interesin kombëtar të vendit”, theksoi Vijay Thakur Singh nga ministria indiane e Punëve të Jashtme, në një konferencë në kuadër të samitit të drejtuesve të ASEAN në Bangkok.

RCEP parashikon krijimin e një zone të tregtisë së lirë mes 10 vendeve të ASEAN-it dhe Kinës, Japonisë, Koresë së Jugut, Australisë dhe Zelandës së Re./ATSH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress