Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 15.11.2019 05:39

​INDEP kërkon nga qeverisja e ardhshme të anulojë kontratën për ‘Kosovën e Re’

Prishtinë | 22/10/2019 14:59

Instituti për Politika Zhvillimore – INDEP ka kërkuar nga qeverisja e ardhshme që qysh në ditët e para qeverisëse të ndërpresë kontratën për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’.

Me rastin e Ditës Botërore të Energjisë, ky institut ka shpalosur edhe disa nga prioritetet tjera, që sipas tyre duhet t’i ketë qeverisja e re, në tranzicionin e energjisë dhe investimet te masat efiçiente të energjisë.

Hulumtuesi Dardan Abazi në një konferencë për media i paraqiti disa nga arsyet, që sipas tij duhet të anulohet kontrata për ‘Kosovën e Re’.

Përfaqësuesja tjetër e INDEP-it, Learta Hollaj duke folur për rëndësinë e tranzicionit të energjisë, paraqiti nevojën për de-karbonizimin e energjisë, teksa kërkoi edhe ndryshim të legjislacionit aktual për t’i lehtësuar investimet në sektorin e energjisë dhe liberalizim të tregut energjetik.

Ndryshe, qeveria e kaluar ka nënshkruar marrëveshjen komerciale me kompaninë amerikane ‘Contour Global’ për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, e cila nga partitë opozitare dhe disa nga OJQ është kundërshtuar./E.Zeqiri/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress