Hoxha ka kërkuar nga Qeveria e ardhshme që ta ketë prioritet bujqësinë dhe zhvillimin rural në Kosovë, pasi që këtë sektori sipas tij e presin projekte të mëdha.
Sipas kryesuesit të Grupit Drejtues të Punës për Zhvillim Rural Rajonal Kosova gjatë kësaj periudhe një vjeçare sa është në krye të grupit do të ketë mundësi të mira për bashkëpunim regjional dhe projekte të shumta në të mirë të sektorit të bujqësisë.
Hoxha i cili është edhe drejtori i Departamentit të Vreshtarisë dhe Verërave në Ministrinë e Bujqësisë tregoi edhe disa nga përfitimet e Kosovës si pjesëmarrëse në Grupit Drejtues të Punës për Zhvillim Rural Rajonal të vendeve të Evropës Juglindore.
Grupi Drejtues i Punës për Zhvillim Rural Rajonal (GDP) është një organizatë ndërqeveritare dhe ndërkombëtare, e cila është e lidhur me institucionet qeveritare për zhvillimin rural në shumë vende të Evropës Juglindore. Synimi i saj është që të ofrojë bashkëpunim konstruktiv dhe të vazhdueshëm ndërmjet Ministrive për Bujqësi, në kuadër të përgjegjësive të tyre drejt procesit integrues në Bashkimin Evropian. Deri tani kjo organizatë e njohur ndryshme si SWG është udhëhequr nga Maqedonia e Veriut./KosovaPress/
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019