Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 18.06.2019 09:44

​Hoti: Auditori gjeti shkelje dhe padrejtësi në ndarjen e subvencioneve

Prishtinë | 08/06/2019 12:38

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se ka shkelje në procedurat e ndarjes së subvencioneve dhe granteve në bujqësi, por gjithashtu ka diskriminmi dhe nuk kanë arritur efektet e pritura.

Ai ka shkruar në Facebook se dy komisione parlamentare, të premten kanë shqyrtuar raportin e auditimit të performancës për subvencionet dhe grantet në bujqësi në Kosovë.

Sipas tij, ky raport i auditorit është përcjellë për shqyrtim në seancë të Kuvendit të Kosovës, ku do të diskutohen në detale dhe do të nxjerren rekomandimet se çfarë duhet ndërmarrë për të evituar këto shkelje dhe padrejtësi në ndarjen e subvencioneve.    

Të gjeturat kryesore janë si në vijim.

SUBVENCIONET DHE GRANTET NË BUJQËSI ME SHKELJE NË PROCEDURAT E NDARJES, DISKRIMINUESE DHE PA EFEKTE TË PRITURA

Dy komisione parlamentare (për mbikëqyrje të financave publike dhe bujqësi) të premtën kanë shqyrtuar raportin e auditimit të performancës për subvencionet dhe grantet në bujqësi në Kosovë. Të gjeturat kryesore janë si në vijim.

1. Çdo vit ndahen rreth 48 mil euro (nga niveli qendror dhe lokal) për grante dhe subvencione për bujqësi, ndërkaq importi i produkteve bujqësore është i njëjtë dhe tokat e mbjella me grurë kanë rënë me 20% në tri vitet e fundit.

2. Ministria e Bujqësisë nuk ka kontroll adekuat ex-post të granteve dhe subvencioneve që i ndan. Nga disa mostra të audituara, del se pajisjet e financuara me grante nuk gjenden në fermë, në raste të tjera ato janë jofunksionale. Ka raste kur 50% e grantit jepet si paradhënie pa u siguruar garancioni bankar valid siç kërkohet. Tek rasti i subvencioneve, auditori gjenë parregullsi sa i përket të dhënave kadastrale.

3. Udhëzimi Adminsitrativ dhe Programi vjetor për mbështetje në bujqësi përcaktojnë kritere të ndryshme për ndarje të granteve dhe subvencioneve, që shkakton paqartësi tek bujqit dhe mundësi për parregullsi e padrejtësi ndaj bujqve.

4. Më 2018, ish Minsitri Rikallo ka nxjerrë një Udhëzim Adminsitrativ, i cili bujqve në katër komunat në veri ju mbulonte 80% të investimit në bujqësi, ndërkaq në të gjitha komunat e tjera vetëm 50%. Kjo ishte diskriminim i hapur. Ky udhëzim është bazuar në argumentin për të mbështetur komunat më pak të zhvilluara. Por, nuk ka asnjë indikator se Leposaviqi, Zubin Potoku, Zveçani dhe Mitrovica e Veriut janë më pak të zhvilluara se Drenasi, Skënderaj, Malisheva, Dragashi, Shtimja, Kaçaniku apo komuna të tjera mesatare në Kosovë. LDK-ja kishte kërkuar anulimin e këtij udhëzimi, por partitë e PAN-it nuk e votuan rezolutën e Kuvendit.

5. Auditori gjenë gjithashtu se drejtori i TI-së dhe drejtori i Agjencisë për Zhvillim Bujqësor kanë qasje si super-administratorë në sistemin e IT-së kur përcaktohen pikët dhe nxjerret vlerësimi final për përfituesit. Niveli i autorizimeve të tyre në sistemin e IT-së nuk është i qartë. Edhe pse ndërhyrjet në sistem mund të jenë të gjurmueshme, nuk ka asnjë logjikë pse këta dy persona duhet të kenë qasje të tillë në sistem.

Ky raport i auditorit është përcjellë për shqyrtim në seancë të Kuvendit të Kosovës, ku do të diskutohen në detale dhe do të nxjerren rekomandimet se çfarë duhet ndërmarrë për të evituar këto shkelje dhe padrejtësi në ndarjen e subvencioneve.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress