Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 07.12.2019 04:25

​Heldt apelon të rinjtë kosovarë: Fokusoheni në trajnimin profesional

Prishtinë | 14/11/2019 10:47

Ambasadori i Gjermanisë, Christian Heldt iu ka bërë thirrje të rinjve në Kosovë që të fokusohen në punët dhe trajnimin profesional, pasi siç tha është një e ardhme e qëndrueshme për Kosovën.

Diplomati Gjermanë në ceremoninë e certifikimit të pjesëmarrësve nga aktivitetet “Opportunity scouting” dhe “Skema e praktikës në punë në sektorin e shitjes me pakicë” tha se nuk duhet të gjithë të fokusohen në nivelin akademik.

Për këtë arsye, sipas tij për të parandaluar largimin e të rinjve nga Kosova dhe sjell investitorët në Kosovë duhet të zgjeruar dhe në krijimin e mundësve të tjera të punës.

Nga organizata GIZ që e ka përkrahur këtë projekt, Julia Becker tha se të rinjtë duhet të zbulojnë mundësitë në tregun e punës, por duhet t’u krijohen kushte dhe parë pikat e forta të tyre.

Kurse, studentja e QAP dhe pjesëmarrjes e kërkuesve e Mundësive, Festina Musliu u shpreh e kënaqur me realizimin e këtij projekti./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress