Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 22.04.2019 01:02

​Haradinaj: Vitin 2019 e kemi shpallur vit të ekonomisë

Prishtinë | 22/02/2019 20:48

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sonte përfaqësuesit e 50 bizneseve të rajonit të Prizrenit, të cilëve u ka thënë se “vitin 2019 e kemi shpallur vit të ekonomisë dhe tërë energjia jonë do të orientohet në hartimin e politikave dhe krijimin e kushteve të favorshme për avancimin e sipërmarrësve si promotorë të zhvillimit ekonomik”.

“Për impaktin e reformës fiskale në të bërit biznes dhe për masat që Qeveria po i ndërmerr për mbrojtjen dhe promovimin e prodhimit vendor, pata një bashkëbisedim të hapur me përfaqësuesit e rreth 50 bizneseve të rajonit të Prizrenit. Vitin 2019 e kemi shpallur Vit të Ekonomisë dhe tërë energjia jonë do të orientohet në hartimin e politikave dhe krijimin e kushteve të favorshme për avancimin e sipërmarrësve si promotorë të zhvillimit ekonomik. Qeveria po ndërton lidhje reale me bizneset, që të krijojnë vlerë të re, ta riinvestojnë në vend dhe të zhvillohen në mënyrë që të jenë të barabartë me ekonomitë e rajonit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress