Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.07.2019 02:40

​Haradinaj: Vendi ynë ofron mundësi të mëdha për zgjerimin e bizneseve

Prishtinë | 23/04/2019 18:21

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se me klimën e përshtatshme për të bërit biznes, lehtësirat legjislative dhe Ligjin për Investimet Strategjike, vendi ynë ofron mundësi të mëdha për zgjerimin e bizneseve dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

“Me klimën e përshtatshme për të bërit biznes, lehtësirat legjislative dhe Ligjin për Investimet Strategjike, vendi ynë ofron mundësi të mëdha për zgjerimin e bizneseve dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Prita sot ndërmarrësit, Avdi Gecaj dhe Genc Meraku, me të cilët biseduam për investimet potenciale në sektorë të ndryshëm në Kosovë. Qeveria e vendit, ka koncentruar tërë potencialin e saj në intensifikimin e zhvillimit ekonomik dhe mbështetjen e prodhuesve vendorë për t’u konsoliduar në tregun vendor dhe për konkurrueshmëri në tregjet ndërkombëtare”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress