Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 25.06.2019 12:27

​Haradinaj takon përfaqësuesit e bizneseve të Ferizajt

Ferizaj | 13/04/2019 21:42

Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar me përfaqësues të bizneseve nga Ferizaj.

Shefi i ekzekutivit kosovar deklaroi se Ferizaj është qyteti i dytë me radhë për nga numri i bizneseve.

Ai premtoi që Qeveria do t’i mbështesë në përpjekjet për avancim dhe se ata duhet të përfitojnë nga reformat fiskale të ndërmarra nga qeveria.

“Takim i frytshëm me përfaqësuesit e bizneseve nga Ferizaj. Ky qytet, i dyti me radhë për nga numri i bizneseve, ka shënuar sukses të madh në ekonomi, veçmas në disa sektor të prodhimit, si industria e drurit dhe metalit. Theksova se Qeveria do t’u qëndroj në krah, në përpjekjet për avancim dhe se reformat fiskale të ndërmarra së fundmi, janë veprim i duhur për zhvillim dhe se secili nga ta duhet të përfitojnë nga to”, deklaroi Haradinaj.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress