Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 24.07.2019 03:33

​Haradinaj: Rinia qëndron në Kosovë nëse rritet prodhimi

Prishtinë | 12/07/2019 12:10

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se prodhimi është ai që e rritë zhvillimin ekonomik dhe siguron vende pune.

Haradinaj i ka bërë këto komente gjatë vizitës në fabrikën e ujit" Zajqeci" në fshatin Zajqec të Komunës së Kamenicës.

Kryeministri Haradinaj theksoi rëndësinë që ka prodhimi vendor për zhvillimin e vendit.

"Fabrika Zajqeci është një biznes familjarë, një investim domethënës ku populli e ka kthy në mit këtë ujë për shërimin që ka. Nga këtu dërgojmë porosi që prodhimi është ai që e rritë zhvillimin ekonomik. Me mbajt rininë këtu dhe me siguru vende të punës", tha Haradinaj

Ndërsa nga kompania ‘Zajqeci’ ka folur menaxheri i kësaj kompanie, Sabri Gagica. Ai tregoi për nevojat që ka kjo kompani.

"Para 1 viti e gjysmë e kemi fillu këtë biznes, kemi nevoje për ta rritë kapacitetin e prodhimit. Kemi nevojë për depo dhe makineri që shtypin bidonët e ujit. Për momentin i kemi 10 punëtorë dhe kërkojmë që ta rrisim numrin e tyre", tha Gagica./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress