Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 21.08.2019 11:14

​​Haradinaj: Mitrovica është lënë anash në dekadat e fundit

Prishtinë | 11/02/2019 20:23

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar 20 biznesmen nga Mitrovica, ku ka thënë se “dikur shtyllë e fortë e zhvillimit ekonomik, Mitrovica është lënë anash në këto dekadat e fundit. Por tani është momenti i kthesës, sepse ua kemi borxh këtij qyteti dhe këtyre njerëzve”.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Një takim konstruktiv me përfaqësuesit e mbi 20 bizneseve nga Mitrovica. Dikur shtyllë e fortë e zhvillimit ekonomik, Mitrovica është lënë anash në këto dekadat e fundit. Por tani është momenti i kthesës, sepse ua kemi borxh këtij qyteti dhe këtyre njerëzve.

Politikat e reja fiskale dhe fokusimi intenziv i institucioneve në temat e ekonomisë, është epokë e re, që na çon drejt zhvillimit ekonomik.

Dhe bashkë duhet të angazhohemi drejt këtij zhvillimi, siç duhet të angazhohemi edhe në integrimin e pjesës tjetër të qytetit, përmes projekteve ekonomike.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress