Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 22.01.2020 10:42

​Haradinaj hap fushatën e korrje-shirjeve

Prishtinë | 12/07/2019 13:27

I pari i ekzekutivit Ramush Haradinaj ka hapur fushatën e korrje-shirjeve në komunën e Kamenicës, ku ka premtuar se do të jetë pranë bujqve. Ai ka shprehur besimin se Kosova do të kthehet në një zonë ekonomike.

Haradinaj madje në mënyrë simbolike ka hipur vetë në kombajë, derisa ka uruar që të mbjellet sa më shumë toka dhe se do të jetë pranë bujqve.

"Uroj që të mbjellen sa më shumë toka bujqësore në Kosovë, jo vetëm me grurë por me të gjitha llojet e drithërave tjera. Do të vazhdojmë të mbesim pranë bujqve", tha Haradinaj.

Haradinaj në vazhdën e takimeve që po zhvillon në Komunën e Kamenicës, ka takuar edhe fermerët e plantacionit të arrës, në fshatin Kopernicë të kësaj komune.

Haradinaj inkurajoi fermerët e kësaj zone të vazhdojnë të punojnë në këto plantacione. Sipas tij, është guxim që në këtë zonë të mbjellën fidane me arrë.

"Takimi i tretë sot që po zhvillojmë. Qëllimi është vijmë në Kamenicë jo vetëm si zonë kufitare që është, e dimë se shpërnguljet janë masive këtu. Inkurajues është fakti se megjithatë ka vullnet me mbet këtu. Është guxim mi mbjell 50 hektarë arrë këtu. E di që fuqitë botëror absorbojnë fuqi punëtore, por besoj që edhe Kosova do të kthehet në një zonë ekonomike", tha Haradinaj.

Ndërsa, Rexhep Islami, fermer i kësaj zone, tha se problem kryesor kanë mungesën e ujit.

"Këtu i kemi afro 50 hekerë arrë, pretendojmë të shkojmë deri në 70 hektarë. Është një investim thuajse milionësh. Problem kryesor kemi mungesën e ujit. Mendojmë me bo një fabrikë të përpunimit të arrës", tha fermeri Islami.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, i cili tha se relievi dhe mungesa e infrastrukturës kanë bërë që popullsia të shpërngulet nga këtu.

"Kamenica i ka pas këto sfida gjithmonë. Shpërngulja e popullsisë ka ndodhë për shkak të relievit kodrinoro-malor dhe mungesës së infrastrukturës këtu në këtë zonë" tha kryetari Kastrati./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress