Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 20.06.2019 04:04

​Haradinaj: Gjakova ngadalë po rikthehet në oazë ekonomike të vendit

Prishtinë | 08/02/2019 17:32

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se pas Zonës së Veçantë ekonomike Amerikane dhe projekteve të reja në bujqësi, Gjakova ngadalë po rikthehet në oazë ekonomike të vendit dhe ndihma institucionale nuk do të mungojë.

Postimi i Haradinaj në Facebook:

I lumtur të shoh që një traditë dhe emër ekonomik në Gjakovë, si Ndërmarrja Prodhuese “Aulona” po vazhdon operimin duke gjeneruar vende pune dhe duke eksportuar për tregun e huaj.

Pas pritjes në Komunën e Gjakovës, bashkë me kryetarin Ardian Gjini, vizituam këtë fabrikë për prodhimin transformatorve distributiv në vaj dhe induktorëve, që numëron 25 të punësuar dhe produktet e së cilës eksportohen në tregun e Gjermanisë.

Pas Zonës së Veçantë ekonomike Amerikane dhe projekteve të reja në bujqësi, Gjakova ngadalë po rikthehet në oazë ekonomike të vendit dhe ndihma institucionale nuk do të mungojë.

Sepse, ky është vit i ekonomisë!

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress