Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 24.10.2019 03:04

​Haradinaj: Duhet ta gjemë mënyrën për mbështetjen e prodhuesve

Prishtinë | 12/07/2019 14:15

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se në sektorin e bujqësisë janë ndarë grande e subvencione por duhet gjetur një mënyrë për përkrahjen edhe të prodhuesve.

Haradinaj i ka bërë këto komente gjatë vizitës në fabrikën e ujit" Zajqeci" në fshatin Zajqec të Komunës së Kamenicës.

Kryeministri Haradinaj theksoi rëndësinë që ka prodhimi vendor për zhvillimin e vendit.

"Bëhet fjalë për ujin Zajqec, një ujë i njohur në këtë anë , një ujë që dikur populli e ka kthyer në mit me efekte të mira shëruese me të gjitha. Arsyeja pse jemi dal sot të Rrahimi Imeri dhe me pa këtë veprimtari prodhuese është që me dërguar një porosi që jemi të vetëdijshëm që është prodhimi ai që do ta mbaj popullin në vend, këtu është një zonë kufitare dhe malore dhe është shumë vështirë për të hapur vende të punës dhe për ta mbajtur popullin këtu , njëkohësisht për ta mbajtur rininë në të ardhmen kërkohet një perspektivë..... është e vërtet që në sektorin e bujqësisë janë ndarë grande e donacvione, ka subvencione dhe përkrahje por ne duhet ta gjemë një mënyrë që të mbërrijmë edhe te prodhuesit si ky rast, është një rast i sigurtë nëse kësaj kompanie i japim një përkrahje, sigurojmë vende të punës në këtë malësi”, tha Haradinaj.

Ndërsa nga kompania ‘Zajqeci’ ka folur menaxheri i kësaj kompanie, Sabri Gagica. Ai tregoi për nevojat që ka kjo kompani.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar edhe fermerin Blerim Aliut nga Zajqeci i Kamenicës, i mbështetur edhe nga programi i Qeverisë për bujqësi. /KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress