Gjatë ceremonisë së nënshkrimit Matoshi, tha se MMPH-ja do të vazhdoj të përkrahë komunën e Hanit të Elezit në fushat që lidhen me mjedisin dhe planifikimi hapësinor.
“ Sapo nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi për financimin e projektit që ka të bëjë me largimin e azbestit në lumin Lepenc dhe rreth tij. Hani i Elezit është ndër komunat më të varfra në Kosovës për të cilën ne si Ministri e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nuk do të kursehemi ta mbështesim në zhvillimin e saj edhe më tutje jo vetëm në këtë projekt, por në të gjitha fushat që lidhen me mjedisin dhe planifikimin hapësinor”, deklaroi Matoshi.
Ndërsa kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma falënderoi Matoshin për mbështetje në financim të projektit për largimin e azbestit nga lumi Lepenc duke e vlerësuar si një projekt të rëndësishëm për komunën.
Projekti “Pastrimi i Lumit Lepenc nga mbeturinat e Azbestit”, do të rregullojë një nga problemet më të mëdha dhe më të rrezikshme që ka Komuna e Hanit të Elezit, atë të largimit të azbestit./KosovaPress/

...lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2018