Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 13.11.2018 06:40

​Hamza: Projekti Pro Tax 2 një nga projektet më të suksesshme të Ministrisë

Prishtinë | 08/11/2018 15:39

Komiteti Drejtues i Projektit Pro Tax 2 ka mbajtur sot takimin e radhës të kryesuar nga ministri i Financave Bedri Hamza, ku morën pjesë edhe përfaqësuesit e Ambasadës Suedeze në Kosovë, si donatorë kryesorë të këtij projekti.

Në këtë takim u diskutua në lidhje me arritjet e shënuara në hartimin e legjislacionit për tatimin në pronë, informimin e tatimpaguesve, proceset e reja të punës, zhvillimin e sistemit të TI-së si dhe arritjet në komponentët e tjerë të projektit.

Hamza shprehu falënderimet e tij të përzemërta për përfaqësuesit e Ambasadës Suedeze në Kosovë, Agjencinë Suedeze të Tatimeve, Departamentin e Tatimit në Pronë përfaqësuesit e Projektit Pro Tax 2, dhe i siguroi ata se përkushtimi i tij në funksionin e realizimit të objektivave të projektit nuk do të mungojë.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress