Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 21.05.2019 01:46

​Guvernatori Mehmeti merr mbështetje nga FMN-ja

Prishtinë | 12/04/2019 12:04

Në kuadër të takimeve pranverore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar që po mbahet në Uashington, Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka takuar Zëvendësdrejtorin Menaxhues të FMN-së, Tao Zhang me të cilin janë diskutuar zhvillimet e fundit makroekonomike në Kosovë, me theks të veçantë qëndrueshmëria e sektorit financiar dhe zhvillimet e avancuara në këtë sektor.

Guvernatori Mehmeti ka falënderuar Fondin Monetar Ndërkombëtar për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës, në këtë rast BQK-së, përderisa Zëvendësdrejtori Menaxhues i FMN-së, Tao Zhang ka premtuar mbështetje të mëtutjeshme për BQK-në edhe në të ardhmen.

Guvernatori Mehmeti gjithashtu është takuar me Drejtorin e Departamentit Evropian të FMN-së, Poul Thomsen, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit makroekonomike, zhvillimet në sistemin financiar, si dhe sfidat dhe objektivat strategjike dhe zhvillimore, përfshirë edhe bashkëpunimin e Kosovës me FMN-në.

Ndërsa, temë kryesore e diskutimit mes Guvernatorit Mehmeti dhe Paul Methieu nga Departamenti i Politikave Monetare dhe Tregjeve të Kapitalit të FMN-së ka qenë Asistenca Teknike që i është dhënë BQK-së, realizmi i projektit Shqyrtimi i Stabilitetit të Sistemit Financiar (anglisht: Financial System Stability Review-FSSR) që pritet të fillojë këtë muaj.

Guvernatori Mehmeti ka mbajtur një takim edhe me Misionin e FMN-së për Kosovën dhe Drejtorin e Konstituencës tonë në FMN, Raci Kaya.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress