Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 23.10.2019 11:58

​Gratë e Krushës marrin mbështetje nga Klubi i Grave Ndërkombëtare

Prishtinë | 07/10/2019 16:37

Një shoqatë ndërkombëtare që rreth vetes përbën vetëm gra, kanë qëndruar sot në Krushë të Madhe të Rahovecit ku kanë vizituar gratë e Krushës.

Ky delegacion i International Women Club kanë vizituar kompaninë “Gratë e Krushës” që udhëhiqet nga Fahrije Hoti nga ky fshat.

Kompania “Gratë e Krushës” është themeluar pas luftës në Kosovë ku merret me përpunimin e specave që kultivohen me të madhe në Krushë.

Prodhimet e tyre nga specat plasohen në treg të Kosovës por edhe jashtë saj.

Krusha e Madhe është një fshat i komunës së Rahovecit ku shumica e meshkujve të rritur të këtij fshati ishin vrarë në marsin e vitit 1999 nga forcat paramilitare serbe.

Fshati pat mbetur vetëm në gra dhe fëmijë dhe profesioni kryesor i tyre është bujqësia.


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress