Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 12.12.2018 05:20

​Gratë ballafaqohen me barriera për punë

Prishtinë | 07/12/2018 12:39

Gratë në ekonominë e Kosovës ende ballafaqohen me shumë sfida, në fuqinë punëtore më shumë se 80 përqind e grave janë joaktive, dhe për gratë që janë aktive, shkalla e papunësisë është rreth 40 përqind.

Kështu është thënë në tryezën “Drejt fuqizimit”, gjatë prezantimit të hulumtimit mbi tejkalimin e barrierave të mospjesëmarrjes ekonomike të grave dhe barrierave në vendin e punës, të publikuar sot nga Institutit Riinvest, i mbështetur nga USAID-i.

Në bazë të këtij hulumtimi, tre pengesat kryesore të identifikuara janë: mungesa e vendeve të përshtatshme të punës, mungesa e kohës për të punuar për shkak të obligimeve familjare dhe mungesa e qasjes në kujdesin ndaj fëmijëve; si dhe mungesa e mundësive të punës me kohë të pjesshme ose fleksibile

Drejtori ekzekutiv në Institutin Riinvest, Alban Hashani ka thënë se fuqizimi i grave në punë ndikon në ngritjen e mirëqenies. Ai ka kërkuar që ligjet të avancohen për të krijuar barazi.

Ndërsa, Nadeem Shahi nga USAID-i ka inkurajuar bizneset dhe institucionet e Kosovës që të mos i diskriminojnë gratë në procesin e punësimit.

Igballe Rogova nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës ka thënë se sfidë  shqetësuese është se nuk ka punësim të mirëfilltë, pasi 64 përqind të grave të punësuara në sektorin privat nuk kanë guxuar të kërkojnë pushim të lehonisë

Në bazë të këtij publikimi, tre pengesat kryesore të vlerësuara nga gratë janë: niveli i ulët i pagës, mungesa e zbatimit të të drejtave të punëtorëve, mungesa e përfitimeve të punëtorëve. Nga gratë e punësuara, 60 përqind janë të punësuara në sektorin privat dhe rreth 28 përqind në sektorin publik, ndërsa të tjerat janë ose të vetë punësuara, punojnë në organizata joqeveritare ose në organizata ndërkombëtare. Po ashtu sipas këtij publikimi, një nga tri gra që punojnë në sektorin privat nuk kanë kontratë pune. /KosovaPress/


Temat:
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress