Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 03:51

​Gjonbalaj: S’ka asnjë kërkesë për ndërprerjen e kontratës me Z Mobile

Prishtinë | 17/06/2019 16:12

Ish-kryesuesi i Bordit të Telekom-it, Rexhë Gjonbalaj gjatë raportimit të tij para Komisionit Parlamentar Hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala, ka mohuar deklarimet se bordi e ka nënshkruar kontratën me Z Mobile, duke thënë se parakontrata e kësaj marrëveshje është nënshkruar nga kryeshefi ekzekutiv i menaxhmentit të atëhershëm të Telekom-it, Adnan Merovci.

Sipas tij, me të marrë deytrën si kryesues i Bordit është informuar për kontratën për të cilën siç shprehet ai u ishin caktuar edhe afatet se kur duhej të nënshkruhej nga Bordi i Telekomit.

Por para se të pranonte pyetjet nga deputetët lidhur me gjendjen në Telekom, Gjonbalaj tha se ndodhet në një proces gjyqësor dhe për  këtë ai kërkoi garanci nga deputetët se kjo nuk e implikon atë proces.

Garanci për këtë në cilësinë e juristëve i dhanë deputetët Armend Zemaj dhe Albulena Haxhiu, të cilët i thanë se një intervistim i tillë vetëm sa do e lehtësoi punën e Prokurorisë së Shtetit.

Ish-kryesuesi i Bordit të Telekomit, Rexhë Gjonbalaj ka deklaruar se ai dhe anëtarët tjerë e kanë nënshkruar kontratën me Dardafon, pasi iu ishte prezantuar si një kontratë që sjell përfitime për Valën, dhe se kjo kontratë është një bashkëpunim me partner amerikan.

Ai tha se njohurit e para për kontratën me Z Mobile i ka marrë nga ish-ushtruesit i detyrës së kryeshefit dhe drejtori i zyrës ligjore, Sabahudin Ramaxhiku, prej të cilit i është kumtuar se kontrata me Z Mobile ka marrë licencë edhe nga Autoriteti Rregullativ, vendim të cilin obligohen ta respektojnë.

Ai madje ka thënë se përveç një kërkese që ka ardhur nga kryeshefi, Shyqyri Haxha për ndërprerje të kontratës me Z Mobile, Bordin asnjëherë nuk ka pranuar ndonjë kërkesë tjetër për ta ndërprerë këtë kontratë.

I pyetur nga deputeti i PSD-së, Visar Ymeri se pse nuk e kanë marrë si të mirëqenë kërkesën e Haxhës për ta ndërprerë kontratën me Z Mobile, ish kryesuesi i Bordit të Telekomit, Rexhë Gjonbalaj u shpreh se nuk ka qenë e dokumentuar një kërkesë e tillë, dhe se një gjë të tillë sipas tij, mund ta bëjë vetëm ai që e ka nënshkruar kontratën.

Në anën tjetër i pyetur nga deputeti i LDK-së, Armend Zemaj se a ka pasur presion politik nga udhëheqësit politik të atëhershëm për të nënshkruar kontratën me Dardafon, Gjonbalaj e mohoi duke thënë se nuk ka pasur diçka të tillë. Por Zemaj reagoi duke thënë se ai konsideron se degradimi në Telekom është bërë nga bordi i kësaj ndërmarrje.

Zemaj e ka pyetur edhe për sponsorizimet e shumë media fiktive dhe këngëtarëve. E në përgjigjen e tij, Gjonbalaj tha se këto kërkesa kanë ardhur nga kryeshefi ekzekutiv e jo nga bordi i Telekomit.

Në anën tjetër deputeti, Milaim Zeka ka kërkuar sqarime se në bazë të ligjit Bordi a ka rol mbikëqyrës mbi menaxhmentin apo rol urdhërdhënës. Gjonbalaj tha se si bord kanë vetëm rol mbikëqyrës.

Zeka tutje ka dashur të di se a janë të nënshkruara të gjithë ankeset që i parasheh kontrata me Z Mobile, e për këtë Gjonbalaj tha se parimet kryesor janë nënshkruar.

Pyetje për ish-kryesuesin e Bordit të Telekom-it pati edhe deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Liburn Aliu, i cili e pyeti Gjonbalaj se a ka punësuar vajzën e tij në Postë teksa ishte anëtarët i bordit. Ai tha se kjo nuk qëndron dhe se sipas tij, vajza e tij u punësua në Postë përmes një konkursi pasi kryerjes së mandatit të tij si kryesues i bordit.

Para se të fillonte intervistimi i ish-kryesuesit të Bordit të Telekomit të Kosovës, Rexhë Gjonbalaj deputetët e komisionit parlamentar hetimor për gjendjen në PTK kanë diskutuar lidhur me deklaratën e pavërtetë të ish-kryeshefit të Telekom-it, Shyqyri Haxha i cili e ka akuzuar deputeten e PDK-së, Blerta Deliu se i ka kërkuar të punësojë familjarët e saj, dhe të nesërm pati kërkuar falje që e kishte ngatërruar me një deputete tjetër. E për këtë veprim komisioni vendosi që ta ftojë për intervistim përsëri Shyqyri Haxhën.

Po ashtu, me kërkesë të anëtarëve të komisionit u morë vendim që të kërkohet nga Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) të dhënat zyrtare rreth pronarëve të kontratave të nënshkruar në Telekom me theks të veçantë të kontratës Dardanfon.

Po ashtu, pati një pajtim që të kërkohen edhe listat e pagave për punëtorëve nga viti 2009 deri në vitin 2019, si dhe të kontrata për furnizim të antenave 2009-2019./KosovaPress/


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress