Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 15.09.2019 07:14

​Gjilani memorandum mirëkuptimi me Shell Kosova për përkrahjen e fermerëve

Gjilan | 20/05/2019 14:26

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar sot memorandum mirëkuptimi me përfaqësuesin e kompanisë Shell Kosova, Hamdi Kelmendi, për përkrahje për fermerët e kësaj komune.

Në bazë të këtij memorandumi, Shell Kosova ofron zbritje të çmimit të derivateve të naftës për 5 centë për litër për të gjithë fermerët që janë në regjistrat e Drejtorisë së Bujqësisë.

Pas nënshkrimit të këtij memorandumi, kryetari Haziri ka falënderuar përfaqësuesit e kësaj kompanie, duke thënë se kjo do t’ua lehtësojë punën fermerëve.

Ndërkaq, përfaqësuesi i Shell Kosova, Hamdi Kelmendi, theksoi se kjo kompani po e barazon fermerin kosovar me atë evropian sa i përket cilësisë së derivateve. 

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress