Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 24.10.2019 02:58

​Gjigandi SPAR hap pikën e tretë në Prishtinë

Prishtinë | 10/07/2019 19:28

Është hapur sot pika e tretë e gjigandit të supermarketeve SPAR në Swiss Mall në Prishtinë, ku konsumatorët do të kenë mundësinë të shërbehen me shumëllojllojshmërinë e produkteve të cilësisë më të lartë.

Në një ceremoni me rastin e hapjes, u tha se  përveç cilësisë që SPAR po u ofron qytetarëve, shtrija e këtij gjigandi mundëson edhe  krijimin e vendeve të reja të punës, numri i të cilëve parashihet të shkojë në 1 mijë e 500.

Në këtë event ishte ed pranishme edhe ambasadorja e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems, e cila tha se ndjehet e lumtur që brendi i mirënjohur holandez SPARK, po shtrihet në Kosovë.

Prania e brendeve të njohura holandeze në Kosovë, si SPARK dhe  Shell, sipas ambasadores tregon se vendi po zhvillohet me shtimin e produkteve cilësore. Ndërsa funksionimi i sundimit të ligjit që mbështet besimin e bizneseve në sistem dhe mbrojtjen e investimeve të tyre infrastrukturore, sipas saj, është parakusht kryesor për zhvillimin e një vendi.

“Jam shumë krenare dhe e lumtur që edhe një brend tjetër, jashtëzakonisht i njohur holandez, po zbret në Kosovë. Dhe, këto janë ato vlerat që kompanitë holandeze po i sjellin në Kosovë, ku janë ndërmarrësia dhe konkurrenca. Kosova është vendi i 49-të që ofron shumëllojshmëri të produkteve me cilësinë më të lartë. Një parakusht jashtëzakonisht i madh për zhvillimin e një vendi është stabiliteti, dhe gjithashtu krijimi i një klime më të mirë biznesore. Dhe, më e rëndësishmja funksionimi i sundimit të ligjit”, tha ajo.

Kryesuesja e SPAR  Kosova, Jeta Rukiqi u shpreh se cilësia e produkteve SPAR, i ka shtyrë që të marrin përfaqësinë e SPAR-it në Kosovë. Teksa bëri të ditur edhe planet e këtij viti për zgjerim të rrjetit SPAR.

Rukiqi bëri të ditur edhe domethënien e mullirit në pos-terët e SPAR-it, me ç’rast tha se nënkupton freski, shpejtësi dhe siguri.

“Ne do të hapim edhe 35 pika të tjera. Tashmë kemi 3 pika që operojmë. Deri në fund të vitit do të kemi edhe 3 pika të tjera, një në qendër të Prishtinës, një në lagjen e Dragodanit dhe një në një fshat shumë të zhvilluar afër Ferizajt. Sigurisht se shumica prej jush jeni kurioz të dini se çfarë do të thotë ai mulli në posterët e SPAR-it. Mulliri është identitet i ri, dhe imazh i ri që kemi krijuar së bashku me agjencionin tonë të marketingut, që do të thotë freskët, shpejt, sigurt vetëm me SPAR”, u shpreh ajo.

Drejtori për zhvillim të tregjeve ndërkombëtare, David Moore u shpreh se SPAR është shumë krenar me atë që ka arritur në Kosovë. Teksa tha se ardhmja e SPARK-ut në Kosovë është shumë e madhe.

Moore theksoi se me një përkushtim të madh dhe bashkëpunim të SPARK, po vjen edhe ndryshimi në Kosovë.

Ai u shpreh se është e jashtëzakonshme se si vetëm për 9 muaj, në Kosovë janë hapur 3 pika të SPAR-it, teksa bëri të ditura edhe planet tjera për zgjerim. 

“Për nëntë muaj, Jeta, Astriti, John-i dhe ekipi kanë hapur një qendër të re të shpërndarjes, tri supermarkete të klasit botëror dhe 170 vende të reja pune në Prishtinë. Deri në fund të vitit 2019 do të hapim edhe tri supermarkete tjera, 4500 metra katror dhe do hapim edhe 170 vende tjera pune në Prishtinë. Dhe, për vitin e ardhshëm, 2020, ne do të vazhdojmë të hapim edhe 7 supermarkete të mëdha në Kosovë, 14 mijë metra katrorë me 500 vende të reja të punës. E ardhmja e SPARK në Kosovë është jashtëzakonisht e madhe”, tha ai.

Ndryshe, me hapjen e pikës së re në Swiss Mall, shtrirja e rrjetit SPAR Kosova, synon afrimin me konsumatorët në të gjitha lagjet e Prishtinës, për të vazhduar më pas në gjithë Kosovën. Aktualisht, në botë ka 13.115 markete të SPAR-it, të cilat përmbushin nevojat e mbi 13.5 milionë konsumatorëve në ditë, raporton KosovaPress.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress