Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 24.10.2019 02:55

​Gërxhaliu: Privatizimi i IPKO-s goditje ambientit biznesor në Kosovë

Prishtinë | 11/07/2019 14:16

Pretendimi për privatizim të kompanisë IPKO që është në pronësi të Telekom Sllovenia po konsiderohet si një grusht i fuqishëm negativ që po i jepet ambientit biznesor në Kosovë.

Të paktën kështu thotë  ish kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu në një intervistë për KosovaPress. 

Në cilësinë e njohësit të çështjeve ekonomike, Gërxhaliu u shpreh se privatizimi i tillë do të ndikojë negativisht  dhe në investimet e tjera të huaja që mund të ndodhin në Kosovë. 

Por pavarësisht kësaj, ai kërkoi që të ketë kujdes mbi formën si mund të ndodh ky privatizim dhe shprehu frikën e tij se mund të bie në duart e gabuara. 

Gërxhaliu ka shprehur frikën e tij se privatizimi i kësaj kompanie në këtë kohë të turbulencave politike do të jetë në duart e atyre që më së paku e meritojnë, dhe siç thotë ai  do të ketë hapësirë për shpërlarje të parave. 

Gërxhaliu thotë se privatizimi do të ndikojë negativisht  dhe në investimet e tjera të huaja që mund të ndodhin në Kosovë. 

Ndërkaq, për kapacitetet e ndonjë kompanie vendore për të privatizuar IKPO-n, Gërxhaliu shprehet se duhet pasur kujdes sepse ka filluar një trend ku po krijohen fonde të investimeve në vende të ndryshme të cilat janë të dyshimta.

Në mars të vitit 2018, Telekom Sllovenia  u bë pronar i vetëm i IPKO 

Telekomunikacionit. IPKO Telecommunications LLC është ofruesi kryesor i lidhjeve me brez të gjerë dhe ofrues i dytë më i madh në Kosovë./KosovaPress/


Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress