Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 22.09.2018 09:47

​Gërxhaliu: Ka humbur besimi në mes Kosovës dhe Shqipërisë

Prishtinë | 16/04/2018 12:56

174 kompani do të marrin pjesë në Panairin “Prishtina 2018”, prej të cilave 70 janë kompani nga Serbia dhe veriu i Kosovës, ndërsa vetëm një nga Shqipëria.

Duke komentuar diferencën drastike të kompanive të Serbisë dhe atyre të Shqipërisë që do të marrin pjesë në këtë panair, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha se një gjë e tillë është dëshmi e humbjes së besimit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas tij, Kosova dhe Shqipëria po garojnë se cila po vendos më tepër barriera. Ai apeloi dy qeveritë, atë të Kosovës dhe të Shqipërisë që të avancojnë bashkëpunimin ekonomik përmes thellimit të marrëdhënieve në këtë aspekt.

Krejt në fund, Gërxhaliu theksoi se duhet pragmatizëm dhe aktivizim i aktiviteteve në mes të dy vendeve, duke u liruar njëherë e mirë nga patriotizmi folklorik, pasi që dy shtete të një populli të ndarë është bashkëpunimi ekonomik ai që i afron./KosovaPress/


 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress