Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 20.04.2019 01:17

​Garuda anulon porosinë për 49 avionë Boeing

| 22/03/2019 11:43

​Kompania ajrore “Garuda Indonesia” ka kërkuar anulimin e një porosi miliarda dollarëshe për 49 avionë Boeing 737 Max 8 pas dy aksidenteve ku u përfshi ky lloj avioni.

Një zëdhënës i kompanisë deklaroi se udhëtarët kanë humbur besimin tek Boeing.

“Ne i kemi dërguar një letër Boeing ku i kemi kërkuar që porosia të anulohet. Arsyeja është se pasagjerët e Garudas kanë humbur besimin dhe nuk ndihen të sigurtë të udhëtojnë me këtë lloj avioni”, deklaroi zëdhënësi Ikhsan Rosan.

Garuda kishte bërë porosi për 50 avionë 737 Max 8, njërin prej të cilëve tashmë e ka pranuar.

Vlera totale e faturës së kësaj porosie ka shkuar në 4.9 miliardë dollarë.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress