Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 13.11.2019 04:18

​Forumi Frankofon i Investimeve, Kosova shtet për mundësi të investimeve

Prishtinë | 26/10/2018 11:38

Në Forumin Frankofon të Investimeve të organizuar nga Klubi Afarist Frankofon në Kosovë, u tha se Kosova është shteti për mundësi të investimeve.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se Kosova shtet i mundësive të mëdha i cili duhet të shfrytëzohet për investime të huaja.


“Ky forum është modeli më i mirë se si mund të shkëmbehen përvojat për investime. Andaj iu ftoj të investoni në Kosovë”, ka thënë Thaçi.

Ndërsa, kryetari i Kuvendi të Kosovës Kadri Veseli ka thënë se ky forum ka rëndësi të madhe, sepse sipas tij, orientimi  i Kosovës është i qartë për një ekonomi të lirë dhe konkurrent.

“Qeveria e Kosovës është duke bërë hapa të mëdhenj për uljen e taksave për bizneset. Do të ketë edhe më tutje ulje të taksave. Duam të rrisim prodhimin dhe punësimin”, theksoi Veseli.

Kosova sipas tij është në rrugë të mbarë për liberalizmin e vizave.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se qeveria ka krijuar politikat ekonomike të cilat kanë ndryshuar në favor të bizneseve.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Didiert Chabert ka thënë se Kosova ka klimë dhe taksa të favorshme për investime të huaja.

“Qeveria ka krijuar politika të favorshme për investime, për një ekonomi të qëndrueshme. Forumi i sotëm tregon se ka interesim të madh për investime në Kosovë”, ka thënë Chabert.

 Sipas tij, kostoja e pagave në Kosovë është më e ulët në rajon. Kryetari i Klubit Afarist Frankofon në Kosovë (KOCAF) Rrahim Pacolli ka thënë se qëllimi i Forumit frankofon të investimeve është të diskutojë ngjashmëritë, ndërlidhjet dhe sfidat kryesore me të cilat përballen operatorët ekonomik që veprojnë në Shqipëri dhe Kosovë.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri, kryesuar nga Julien Roche, e që  tubon rreth gjashtëdhjetë kompani, ka thënë se  asgjë nuk është e përsosur, por kur të krahasohen me vendet tjera ka disa përparime në Kosovë.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë  Endrit Shala me ketë rast ka thënë se është krijuar një hapësirë e madhe për një vend ideal për investime strategjike. “Një investitorë strategjik francez është i interesuar dhe ka aplikuar për investime për energji të ripërtëritshme”, tha Shala. Ai i ka inkurajuar investitorët frankofon që të investojnë në Kosovë, si dhe premtoj që do të angazhohen për zgjidhjen e cdo problemi të mundshëm gjatë rrugëtimit të tyre për të investuar në Kosovë./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress