Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 15.09.2019 07:16

​Forcohet kontrolli ndaj agjencive turistike në Maqedoninë e Veriut

| 25/05/2019 16:20

Komuniteti i biznesit kërkon ndryshime në ligjin për veprimtari turistike në Maqedoninë e Veriut.

Në prag të sezonit të verës, u paraqitën raste të reja të turistëve të mashtruar nga agjencitë turistike.

Nga Oda ekonomike konsiderojnë se licencat e punës të agjencive turistike duhet të rinovohen çdo tre vjet, dhe jo të vlejnë për një periudhë të pacaktuar kohore.

Përveç qasjes më të madhe të autoriteteve, duhet të forcohen edhe kontrollet e inspektimit. Në këtë mënyrë edhe qytetarët do të kenë gjithashtu siguri më të madhe, se shërbimet për të cilat kanë paguar në agjenci do ti marrin në tërësi./Alsat.M/

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress