Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 24.07.2019 03:30

​Fluksi i turistëve forcon pozitat e lekut

| 11/07/2019 16:56

Në mesin e muajit korrik, që shënon kulmin e sezonit turistik, dhe fluksin e shtuar të vizitorëve dhe turistëve të huaj, është karakteristikë forcimi i pozitave të monedhës vendase Lek në këmbim me valutat e huaja.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbye me 121,85 lekë, rreth 0,03 lekë më pak se një ditë më parë, duke shënuar ditën e tetë me rënie.

Ndërkohë që prej fillimit të këtij muaji, euro ka humbur rreth 1 lek.

Tendenca e zhvlerësimit të monedhës së përbashkët europiane pritet të vijojë edhe në ditët në vijim, por sipas BSH-së, luhatjet janë brenda parashikimeve.

Sipas bankierëve zhvlerësimi i euros në tregun vendas është ndihmuar edhe nga ecuria e dobët që ka pasur në tregjet ndërkombëtare. Në tregjet ndërkombëtare euro po këmbehet në nivelin 1,12 dollarë, nga 1,14 që ishte në fundin e muajit qershor, duke u luhatur kështu rreth nivelit më të ulët të 12 muajve të fundit.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress