Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 17.09.2019 07:18

​Fiorentina Steak House, shtëpia e mishit më të mirë në vend

Prishtinë | 22/04/2019 13:37

“Fiorentina Steak House”, njihet për mish me shije, kualitet dhe cilësi të lartë. Ky restorant është vendi që mbledh gurmanët e mishit, ndërsa adhuruesit e stejkut amerikan e shuajnë urinë vetëm në këtë vend.

Meny-ja e larmishme e këtij restoranti është e gërshetuar me recetat unike nga gjyshet tana dhe e pasuruar me receta speciale të stejkut alla njujorkez. 

Të gjitha janë të përgatitura nga produkte e zgjedhura me shumë përkushtim nga vetë  shefi i kuzhinës, duke u kujdesur në përzgjedhje të produkteve vendore dhe organike, që njëkohësisht ndihmon fermerët në zhvillimin dhe rritjen e fermave të tyre. 

Mishi vjen nga gjedhet e viseve malore të Kosovës, kalon në thertoret më të mira të vendit, ku bëhet zgjedhja e mishit të veçantë dhe pastaj vendoset në kutitë “Dry-aged steka” të restorantit. 

Në “Fiorentina Steak House”, mishi kalon në disa makineri të cilat janë adekuate vetëm për stejk, për t’u kompletuar kështu pjata e pasuruar me mish vendor, djathëra të cilësisë më të lartë që vijnë bjeshkët e Rugovës  dhe Sharrit si dhe nga vendet jugore të Shqipërisë. 

Ndërsa sallatat e ndryshme pranverore vijnë të freskëta nga bahçet e fshatrave të vendit. 

Dhe në fund, gjithçka kompletohet me një gotë verë nën shoqërinë e njerëzve tuaj më të dashur. 

Për të shijuar këtë shumëllojshmëri të vlerave, ju mirëpret stafi i “Fiorentina Steak House”, që ndodhet në qendër të Prishtinës, në objektin e Rilindjes.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress