Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 20.11.2019 01:15

​Fillojnë temperaturat e ulëta, qytetarët ankohen për çmim të lartë të druve

Prishtinë | 03/11/2019 12:45

Temperaturat e ulëta kanë shtuar edhe përgatitjet për sezonin dimëror. Ngrohja është pothuajse brenga e çdo familje gjatë këtij sezoni. Derisa disa qytetarë po furnizohen me ngrohje nga Termokosi, shumë të tjerë po ankohen që me të ardhurat e tyre nuk po arrijnë të sigurojnë dru për të kaluar dimrin, e kjo për shkak të çmimeve të larta.

Një gjë të tillë e thotë 75 vjeçari,  Kadri Rusinovci. Ai për KosovaPress thotë se me të ardhurat që ka si pensionistë nuk ka arritur të sigurojë ende drutë për ngrohje.

Të njëjtën gjë po e thotë edhe një tjetër banor i Prishtinës. Ejup Gashi, i cili ende nuk ka arritur të blej drutë për ngrohje, thotë se papunësia çdo ditë e më shumë po ua vështirëson jetën.

Edhe Fahrie Rama, e cila është banore e Prishtinës thotë se këtë vit çmimi i druve ka qenë shumë i shtrenjtë.

Çmimin e lartë të druve Jakup Halili, i cili është shitës i druve, po e arsyeton me mungesën e druve në male, derisa thekson se çdo vit po kanë më pak shitje.

Në anën tjetër, zëdhënësja e Termokos-it, Afërdita Uka thotë për KosovaPress, se nga data 15 tetor kanë filluar furnizimin me ngrohje për 13 mijë konsumatorë. Megjithatë ajo ka theksuar se është një pjesë e konsiderueshme e rrjetit të stërvjetuar, për çka pritet se do të ketë probleme me furnizim.

Uka tregon se janë në proces të zgjerimit të rrjetit të ngrohjes, për çka sipas saj, brenda muajit do t’i shtohen edhe 2500 konsumatorë të rinjë ngrohtores së qytetit.

Derisa ka folur për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes, ajo ka theksuar se gjatë këtij viti në rrjetin e ngrohjes së Termokos-it, i janë kyçur shkolla Naim Frashëri, Stacioni i Policisë në lagjen e Muhaxherëve, Fakulteti i Arkitekturës dhe çerdhja “Buzëqeshja”.

Zëdhënësja e Termokos-it tregon se është hera e dytë që  Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka intervenuar në tarifat e ngrohjes duke i zbritur ato.

Mes tjerash ajo thotë se me ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, priten të rriten kapacitetet në furnizimin me ngrohje. Ajo tregon se me zgjerimin e projektit të kogjenerimit, qyteti i Prishtinës do ta zgjidh përfundimisht problemin e ngrohjes qendrore./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress