Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 21.05.2019 03:37

​Ferizaj premton zgjidhjen e problemeve për operatorët kabllorë

Ferizaj | 13/03/2019 16:26

Koordinimi për zgjidhjen e problemeve me të cilat po përballen operatorët kabllorë në Komunën e Ferizajt ishin temat kryesore të diskutimit në takimin e realizuar nga përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës në Komunën e Ferizajt Arben Halili.

Anëtari i Bordit të OAK-së Hysni Zogaj, kërkoi nga drejtori Halili që nënkontraktuesi të respektojë tenderin, duke mos shfrytëzuar hallkat e operatorëve pasi që në tender ka të përcaktuar shumën e planifikuar për ato.

Përfaqësuesit e IPKO-së theksuan që përveç dëmtimit të cilësisë së internetit si rezultat i interferencave si pasojë e mungesës së filtrave në ndriçimin publik, shqetësuese është edhe përdorimi i hallkave të operatorëve kabllorë nga nënkontraktuesi komunal.

Ky përdorim i hallkave u konsiderua se rrezikon jetën e shumë teknikëve, andaj edhe u shpreh shqetësimi se si do të vazhdojë ndriçimi në rrugët e reja.

Ndërsa, përfaqësuesit e OrangeNet shtuan që me një problem të tillë janë përballë edhe në komuna tjera dhe një ndër rastet ku kanë hasur mirëkuptim edhe zgjidhje të problemit është edhe Komuna e Kamenicës.

Sipas drejtorit të Shërbimeve Publike Arben Halili, Komuna e Ferizajt është në dijeni për vështirësitë që po hasin operatorët, mirëpo kufizimet financiare i kanë obliguar që të bëjnë zgjidhje graduale të problemit.

Ai tha se Komuna e Ferizajt ka mbi 10.000 poqa dhe se nënkontraktuesi komunal ka përgjegjësi për mirëmbajtje dhe rregullim, ndërsa shtoi se duke pas parasysh që tenderi është për tre vjet, nuk mund të ndikohet që të bëhet ndryshime.

Në fund të këtij takimi u vendos që në fillim të javën së vijim Komuna e Ferizajt të del me një ofertë konkrete, qëllim kryesor i të cilës është plotësimi i kërkesave të operatorëve. OAK dhe operatorët kabllorë u dakorduan që në rast të rrezikimit të jetës së ndonjërit prej teknikëve, përgjegjësia bie mbi nënkontraktuesin komunal.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress