Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 15.12.2018 01:41

​ExxonMobil: Makinat me karburant dominuese deri në 2040

| 16/04/2018 15:33

Rreth dy të tretat e automjeteve në Gjermani do të vazhdojnë të jenë me motorë me djegie të brendshme në vitin 2040, sipas parashikimeve të bëra sot nga kompania e hidrokarbureve “ExxonMobil”.

“Rreth 20% e automjeteve mund të jenë elektrike”, thuhet në këtë raport të “ExxonMobil”.

“Por, për shkak të kërkesës së vazhdueshme për kamionë që transportojnë mallra, që përbëjnë rreth një të katërtën e trafikut, automjete me benzinë do të mbeten thelbësore për ekonominë, ashtu sikurse janë ato me naftë pavarësisht polemikave të kohëve të fundit”, thotë kompania.

Florian Barsch, kreu i “ExxonMobil” në Gjermani, theksoi se “kërkesa për energji do të reduktohet në dekadat e ardhshme pavarësisht rritjes ekonomike, falë shfrytëzimit më të mirë të burimeve.

“Gazi natyror dhe nafta do të vazhdojnë të jenë burimi kryesor i energjisë në treg deri në vitin 2030, duke qëndruar mbi 60%”, parashikoi ai.



Temat:

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress