Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.07.2019 05:38

​​Eurozona mirëpret aplikimin e Kroacisë për t’iu bashkuar monedhës unike

Prishtinë | 08/07/2019 23:44

Ministrat e Financave të eurozonës mirëpritën sot aplikimin e Kroacisë për t’iu bashkuar monedhës unike, duke e quajtur këtë lëvizje një shenjë besimi tek euro.

Kroacia dorëzoi të enjten e kaluar aplikimin e saj për t’u bërë pjesë e monedhës unike duke filluar një proces që me shumë mundësi do të kërkojë një vit kohë.

“Qëllimi i Kroacisë tregon se zona euro është një ankorim i qëndrueshëm për stabilitet dhe rritje në Europë dhe që vazhdon të tërheqë anëtarë të rinj”, tha Mario Centeno, kreu i Eurogrupit, i përbërë nga ministrat e Financave të eurozonës.

“Masat që ka marrë Zagrebi për mbikëqyrjen bankare, qeverisjen dhe çështje të tjera kyçe tregojnë vendosmërinë e Kroacisë për të qenë pjesë e familjes euro”, shtoi ai./ATSH/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress