Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 15.11.2019 05:35

​Ekuipazhi i katër filialeve të “Lufthansa”-s në grevë

Frankfurt | 20/10/2019 16:12

Ekuipazhi i katër filialeve të kompanisë ajrore gjermane “Lufthansa” zhvilloi sot një grevë për të kërkuar paga dhe kushte pune më të mira duke shkaktuar dhjetëra anulime në aeroportet gjermane.

Greva, me kërkesë të sindikatës së ekuipazhit UFO, do të zgjaste fillimisht nga ora 05:00 deri në orën 11:00, por një përshkallëzim i konfliktit me drejtorinë e “Lufthansa” ka shkaktuar zgjatjen e grevës deri në mesnatë.

Sipas agjencisë së lajmeve DPA, greva tek Eurowings, Germanwings, SunExpress dhe CityLine ka shkaktuar ndërprerjen e të paktën 12 nisjeve në aeroportin e Hamburgut, 10 në Munih dhe 15 në Berlin-Tegel.

Aeroporti i Frankfurtit, më i frekuentuari në vend, ka pësuar disa anulime ashtu si në Dyseldorf dhe Këln - Bon. Në një komunikatë, UFO ka shpjeguar se kishte ashpërsuar grevën pasi grupi “Lufthansa” kishte kapërcyer sipas saj “në një etapë tjetër” duke paralajmëruar punonjësit se këto greva ishin të paligjshme dhe kërcënonin punonjësit e tyre.

“Ky nuk është vetëm një gabim, por është gjithashtu një etapë e re në kërcënimet që iu bëhen anëtarëve të ekuipazhit. Kjo sjellje duhet të ndërpritet”, deklaroi sindikata./atsh

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress