Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 20.04.2019 01:11

​Ejupi: Krejt bota largohet prej qymyrit, ne investojmë në qymyr!

Prishtinë | 10/12/2018 17:50

Gjatë një debati në Institutin Riinvest për zhvillim të qëndrueshëm është thënë se Qeveria e Kosovës tenton të investojë në thëngjill për prodhim të energjisë, derisa e krejt bota është fokusuar në investime të energjisë së ripërtërirë.

Instituti Riinvest ka vlerësuar se tri shtyllat kryesore të zhvillimit të qëndrueshëm janë ekonomia, shoqëria dhe mjedisi, edukimi për zhvillim të qëndrueshëm, pasi ato ndihmojnë studentët të zhvillojnë shkathtësi dhe të fitojnë njohuri, të cilat i ndihmojnë për të ndërmarrë veprime në dobi të vetes.

Burim Ejupi nga Instituti Indep, që ishte pjesë e këtij debati, ka thënë para studentëve se për një zhvillim të qëndrueshëm, është edhe ekonomia, që sipas tij, ky institut ka kundërshtuar fuqishëm projektin TC Kosova e re, për arsye se nuk ka një qëndrueshmëri.


Ai ka arsyetuar kundërshtimin, duke thënë se e gjithë bota investon në energji të ripërtërirë, ndërsa Kosova synon të investojë në këtë sektor me thëngjill.


Ndërsa, Edon Qesari profesor Riinvest ka thënë se këto tri ide të mëdha, ekonomia, shoqërisë dhe ambienti, dhe synohet të formësojnë politika dhe vendimmarrje ekonomike, të cilat i përkrahin zhvillimet shoqërore.

Diana Lekaj, dekane e Departamentit ekonomik në Kolegjin Riinvest, ka thënë se zhvillimi i qëndrueshëm ndihmon të rinjtë për marrjen e vendimeve për të ardhmen e tyre më cilësore.

Ndërsa, studentët janë interesuar edhe për gjendjen mjedisore, të cilët shtruan pyetje për ajrin dhe ambientin e ndotur në Kosovë. /KosovaPress/


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress