Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 23.10.2019 11:57

​Edhe 30 bujq ferizajas përfitojnë mekanizëm bujqësor

Ferizaj | 03/10/2019 18:13

Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë së Ferizajt për të shpërndarë sot mekanizëm bujqësor për 30 bujq , përfshirë mbjellëse gruri, mbjellëse të misrit, kosa roto dhe freza.

Drejtori i Bujqësisë, Burim Bajrami tha se kjo iniciativë dhe gjithë mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas është pjesë e masës aktive të ndërmarrë nga qeverisja lokale, me qëllim rritjen dhe zhvillimin e këtij sektori dhe ndikimit direkt në ekonominë familjare, rrjedhimisht në mirëqenien e përgjithshme qytetare.

Bujqit përfitues të këtyre pajisjeve thanë se Komuna e Ferizajt përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë për gati dy vite qeverisje ka ndihmuar si asnjëherë më parë, bujqit dhe fermerët ferizajas.

Kontingjente të tjera të pajisjeve bujqësore e forma mbështetjeje për bujqit do të vijojnë të aplikohen me intensitet edhe më të lartë javëve në vijim.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress