Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 23.02.2019 02:58

​Dyshimet mbi ndarjen e granteve, zëvendësministri i Bujqësisë nuk raporton në komision

Prishtinë | 12/02/2019 15:39

Në Komisionin Parlamentar për Bujqësi ishte paraparë që të raportojnë zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit dhe sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie, për dyshimet se ka pasur keqpërdorime për ndarjen e granteve nga kjo ministri.

Mirëpo, Mevludin Krasniqi dhe Kapllan Halimi nuk kanë marrë pjesë  me arsyetim se nuk kanë qenë të autorizuar për raportim, edhe pse kanë dërguar një raport me shkrim për këto dyshime lidhur me grantet.

Kryetari i Komisionit, Muharrem Nitaj, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të caktojë një ushtrues detyre ose të emërojë ministrin e ri të Bujqësisë, për të raportuar lidhur me keqpërdorimet e mundshme që kanë ndodhur në Ministrinë e Bujqësisë gjatë kohës kur në krye të saj ishte Nenad Rikalo.


Anëtari i Komisionit, Salih Zyba, ka thënë se sikur edhe herëve të tjera do të kishin mundur të raportojnë zëvendësministri dhe sekretari edhe për rastet e granteve. Ai tha se ka rrezik që në vazhdimësi do të ketë skandale në Ministrinë e Bujqësi. Zyba tha se meqë nuk ka ministër, përgjegjësia bie mbi zëvendësministrin.

Ndërsa, Ganimete Musliu, anëtare e Komisionit, ka thënë se nuk ka asnjë kuptim që kjo ministri të raportojë me shkrim në ditën kur ishte dashur që zyrtarë të saj të raportojnë në komision.

Ajo ka kërkuar nga  Qeveria të emërojë sa më parë një ushtrues detyre ose ministër të ri të Bujqësisë, pas shkarkimit të Rikalos.

Anëtarët e Komisionit edhe pse deklaruan që Ministria e Bujqësisë ka raportuar sot me shkrim, deputetja Besa Gaxheri ka thënë se deputetët nuk e posedojnë ende atë raport.  Sipas saj, prej momentit që është shkarkuar ministri Nenad Rikallo, automatikisht ishte dashur të jetë përgjegjës zëvendësministri.

Deputeti i PDK-së, Andin Hoti, shfaqi shqetësimet lidhur me barkodet, ku sipas tij, Oda Ekonomike e Kosovës, po lëshon barkode, por nuk po i monitoron ato.

Komisioni për Bujqësi, po ashtu u dakordua që të premten në orën 13:00, ta zhvillojnë një takim me Inspektoratin e MTI-së, me përfaqësues të AVUK-ut dhe  Doganës së Kosovës lidhur me barkodet e produkteve, që sipas deputetëve ka manipulime të mëdha. /KosovaPress/

 

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress