Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 18.11.2019 11:05

​Dy kompani kosovare certifikohen si Operator Ekonomik të Autorizuar

Prishtinë | 17/10/2019 12:51

Për herë të parë në Kosovë, sot Dogana e Kosovës ka certifikuar dy kompani kosovare me statusin e autorizuar ekonomik. “Auto Mita” dhe “Galvazing”, janë dy kompanitë kosovare të certifikuara si Operator Ekonomik të Autorizuar.

Me këtë status, këto kompani do të kenë shumë lehtësira dhe privilegje në gjithë Evropën.

Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha tha se këto kompani do të gëzojnë privilegje të jashtëzakonshme në procedura doganore.

Berisha tha se kriteret për status janë ndërkombëtare, për çka sipas tij bizneset kosovare kanë arritur standarde të tilla.

Ndërsa, Ibrahim Xhaka, koordinator i Doganës për OEA, tha se edhe më tutje do të inkurajojnë kompanitë kosovare që të aplikojnë për këtë status. Ai ka bërë të ditur se ky projekt ka filluar që nga 2017 dhe se ky status u jep disa privilegje kompanive të certifikuara.

Xhaka: Ky është një projekt ndërkombëtar (Video) “Ky është një projekt ndërkombëtar dhe është kënaqësi që sot patëm rastin t’i shpërndajmë dy certifikatat e para, meqenëse edhe kompanitë kosovare janë në nivelin e kompanive të tjera evropiane dhe për njohje reciproke...Për vetë kompanitë është shumë e rëndësishme për arsyeje se përfitojnë kohë  në procesin e zhdoganimit, janë më të besueshme, kanë një kredibilitet më të madh. Është një procedurë mjaft lehtësuese, kursen kohën edhe kostot financiare të këtyre kompanive”, ka thënë ai.

Zgjim Mita nga kompania “Auto Mita”, të cilës i është ndarë certifikata nga Dogana e Kosovës, tha se ky status i bën edhe më të përgjegjshëm në kryerjen e obligimeve të tyre.

Edhe Petrit Shala nga kompania ‘Galvazing’, u shpreh i lumtur si përfitues i kësaj certifikate.

Përfaqësuesja e GIZ-it  gjerman, Tanja Boshkoviq, deklaroi se do të vazhdojnë edhe me tutje të mbështesin projekte të tilla. /KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress