Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 20.04.2019 01:17

​Dogana ndalon kontrabandën me medikamente

Prishtinë | 19/03/2019 14:54

Oficerët doganorë gjatë kontrollimit të një maune në Prizren kanë zbuluar sasi të konsiderueshme të medikamenteve të mbështjella me mbulesa për tavolina dhe perde.

Gjatë kontrolleve te mallrat në import kjo dërgesë është selektuar për kontroll të hollësishëm ku gjatë kontrollimin të maunës e deklaruar si përmbajtje tekstili janë hasur sasi të konsiderueshme e medikamenteve, të cilat përveç që ishin në tentim për kontrabandë nuk plotësoni as kushte higjienike dhe temperaturat për transport. 

Sasia e medikamenteve ishte rreth 700 paketime me vlerë afër 15.000 mijë euro. Me këtë rast për shkak se importuesi  ka bërë shkelje të dispozitave të KDAK-së, neni 276 pika A, ndaj të njëjtit është iniciuar proces për kundërvajtje si dhe rasti vazhdon për hetime të mëtejme.


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress