Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 10.12.2019 07:30

​Dogana heq tarifën e skanimit për mjetet që sjellin ndihma humanitare në Shqipëri

| 30/11/2019 10:01

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në Shqipëri, që nga sot ka hequr tarifën e skanimit për çdo mjet që sjell ndihma humanitare për të prekurit nga tërmeti shkatërrues i 26 Nëntorit.

DPD në bashkëpunim me kompaninë S2 Albania, ka mundësuar nga sot në sistem mospagimin e kësaj tarife për këtë kategori mjetesh, që sjellin ndihma humanitare për një afat 30 ditor.

Kjo nismë u ndërmor në shenjë solidariteti me gjithë të prekurit nga tërmeti.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress