Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 20.10.2019 10:18

​Do të mbahet Panairi Ndërkombëtar i Agrobiznesit, Ushqimit dhe Pijeve “AGROKOS”

Prishtinë | 08/10/2019 16:24

Edicioni i 19-të i Panairit Ndërkombëtar të Agrobiznesit, Ushqimit dhe Pijeve “AGROKOS” do të hapet më 23 tetor në Prishtinë dhe do të jetë i hapur deri më 25 tetor.

Ky panair u ofron mundësi reale të gjithë ekspozuesve të promovojnë me sukses ofertat e tyre në një mjedis shumë të suksesshëm biznesi.

Përgjatë tre ditëve, pjesëmarrës do të jenë një diversitet kompanish nga vendet ballkanike siç janë: Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut.
Këto kompani kanë dëshmuar gatishmëri për të ofruar bashkëpunimin e tyre për bizneset vendase në Kosovë.

“'AGROKOS' është shndërruar në këshilltar dhe partner besnik për mijëra ndërmarrës dhe firma vendore e ndërkombëtare nga sektori i agrobiznesit që kanë ekspozuar dhe vizituar këtë ngjarje ndër vite.

Njëkohësisht përmes platformës B2B e projektuar posaçërisht për ekspozuesit e saj AGROKOS synon të ndihmoi të gjitha bizneset të zgjerojnë tregun e tyre brenda vendit, dhe të gjejnë partnerë jashtë vendit.

Si ngjarje e rëndësishme në vend, 'AGROKOS' çdo herë ka pas bashkëpunime të ngushta me institucionet e qeverisë së Kosovës dhe organizatave që kanë projekte aktuale të fushës së agrobiznesit.

Paralelisht me panairin, për vizitorët profesionist CEO organizon aktivitete të ndryshme informative dhe profesionale, si seminare, punëtori, konferenca nga ekspertë shkencor dhe profesionist të kësaj fushe.

'AGROKOS' mirëpret kompani vendore dhe ndërkombëtare, me qëllimin e vetëm të përbashkët, krijimin e bashkëpunimit të ri dhe zgjerimin e tregut për produktet e tyre”, njofton.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress